– Në këtë datë, të vitit 2016, sipas listës vjetore të Forbes, ndër personat më të paguar, ishte Taylor Swift, gruaja me më së shumti të ardhura në muzikë, duke tejkaluar këngëtaren britanike Adele. Vlera e të arriturave të Swift, kishte arritur shumën prej 170 milion dollarëve, kryesisht të fituara gjatë një turneu botëror.
– Me 2 nëntor, të vitit 1967, The Beatles përfunduan regjistrimin e këngës së tyre të titulluar “Hello Goodbye” .
– Në këtë datë, të vitit 1974 , Stevie Wonder arriti të klasifikohet në pozitën e parë, në top listën e hiteve në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘You Haven’t Done Nothin’. Vokalet në prapavijë të këngës në fjalë, ishin të regjistruara nga grupi ‘The Jackson Five’.