Kinematë Cineplexx, në dy qendrat, në Prishtinë dhe Prizren, me datën 3 nëntor, do të organizojnë ngjarjen ‘Anime Night’, me filmin e shumëpritur ‘One Piece Film: Red’. Përgjatë mbrëmjes, në kinema do të ketë skenografi si dhe do të organizohet lojë shpërblyese për ‘cosplay’ (praktikë e veshjes si personazh nga filmi), ku vendi i parë do të fitoj 100 Euro, i dyti 50 Euro dhe vendi tretë merr 5 bileta falas.
Për të ditur se çfarë bëhet me Utën, e cila është një këngëtare e dashur, e njohur për fshehjen e identitetit të saj gjatë performancës, ku zëri i saj përshkruhet si “i botës tjetër”, ju duhet të shkoni në këtë event, sepse aty edhe do të zbuloni të vërtetën e Utës, e cila e tregon atë për here të parë, në një koncert live.
Biletat janë në shitje dhe të interesuarit mund t’i blejnë online, përmes aplikacionit Cineplexx KS.