Sipas UNESCO-s, midis viteve 2006 dhe 2020, në mbarë botën janë vrarë mbi 1.200 gazetarë, ku afro 9 nga 10 këto raste, kanë mbetur të pazgjidhura nga gjyqësori. Zyrtarë nga UNESCO kanë ndarë shqetësimin për mosndëshkimin e autorëve, e cila dëmton një shoqëri të tërë dhe shkel të drejtat e njeriut.
Duke parë situatën reale në gjithë botën Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2013, shpalli 2 nëntorin, “Ditë Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Mosndëshkimit të Krimeve Kundër Gazetarëve”, duke u kërkuar të gjithëve, pa dallim, që të mbështesin sundimin e ligjit dhe të bashkohen në përpjekjet globale, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve.