– Më 3 tetor, të vitit 1945, Elvis Presley bëri paraqitjen e tij të parë publike, në një konkurs talentësh në Misisipi, Alabama Dairy Show, duke kënduar ‘Old Sheep’. Në atë kohë Elvis, ishte vetë 10 vjeç dhe në atë konkurs doli i dyti.
– Në këtë datë, të vitit 2014, një kopje e albumit ‘Please Please Me’, nga The Beatles, në gjendje të mirë, e nënshkruar nga George Harrison, Paul McCartney, John Lennon dhe Ringo Starr, arriti të shitej për 36.655 dollarë, në një ankand të mbajtur në SHBA.
– Në po këtë datë, të vitit 1991, M.C. Hammer ofroi një shpërblim prej 50.000 dollarëve, për kthimin e dorezës së bardhë të Michael Jackson, e cila ishte vjedhur nga Muzeu Motown. Kjo ishte pjesë e një beteje të vazhdueshme midis Hammer dhe Michael Jackson.