– Sot feston ditëlindjen këngëtari, kompozitori dhe dikur anëtari i grupit The Police, Sting (Gordon Sumner). Artisti u lind më 2 tetor, të vitit 1951, ndërsa si solo këngëtar dhe anëtar i bendit The Police, ai mori 16 çmime Grammy dhe ka shitur mbi 100 milionë disqe.
– Më 2 tetor, të vitit 2002, Robbie Williams nënshkroi marrëveshjen më fitimprurëse në histori të muzikës britanike, me kompaninë ‘EMI records’, për 80 milion £. I pyetur se çfarë do të bënte me paratë, Robbie tha: “Unë do t’i numëroj të gjitha”.
– Në këtë datë, të vitit 1996, koncerti i Pearl Jam, i mbajtur në Hartford në Connecticut, përfundoi në një trazirë. Aty u përfshinë në konflikt 30 mijë fansa.