– Në këtë datë, të vitit 2011, këngëtarja britanike Adele, arriti në pozitën e parë në top listat në Amerikë, me këngën ‘Someone Like You’. Kjo këngë ishte një hit botëror, duke u renditur në pozitën e parë të top listave muzikore edhe në Australi, Finlandë, Francë, Itali, Poloni e shumë vende të tjera të botës.
– Me 17 shtator, të vitit 1999, nëna e reperit Eminem, Debbie Mathers-Briggs, kishte ngritur një aktakuzë ndaj djalit të saj, duke e akuzuar për portretizimin e saj negativ në këngët e tij dhe në intervista të shumta.