– Në po këtë datë, të vitit 2006, kënga ‘SexyBack’, nga albumi i dytë i këngëtarit Justin Timberlake, arriti që të klasifikohet në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, duke qëndruar për shtatë javë në vendin e parë.
– Me 9 shtator, të vitit 1995, reperi Coolio, në bashkëpunim me L.V., ishin në pozitën e parë të top listave amerikane me këngën ‘Gangsta’s Paradise’. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Dangerous Minds’. Coolio për këtë këngë u shpërblye me çmimin ‘Grammy’, për këngën më të mirë në zhanrin Rap.
– Në këtë datë, të vitit 2003, këngëtari John Mayer, publikoi albumin e tij të dytë në studio ‘Heavier Things’. Albumi në fjalë arriti që të debutoj në pozitën e parë të top listës amerikane ‘Billboard’.