Këtë të diel, më 11 shtator, në të dyja kinematë Cineplexx, në Prishtinë dhe Prizren, filmdashësit do të kenë mundësi që të shijojnë programin e pasur të filmave në Cineplexx dhe të paguajnë vetëm 1.99 euro për biletat 2D, 3D, ulëset e rregullta dhe VIP.
I gjithë ky organizim vjen në kuadër të ngjarjes ‘Ditë e Çmendur’ (Crazy Day) dhe të pranishmit do të kenë mundësinë që të shikojnë filmat si: ‘Top Gun: Maverick’, ‘Minions: The Rise of Gru’, ‘Bullet Train’ dhe ‘After Ever Happy’.
Biletat tashme janë në shitje edhe mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOS dhe Android) apo në kinema nga ora 14:30. Oraret e filmit mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.