– Me 1 shtator, të vitit 1984, pas 25 vitesh karrierë në muzikë, këngëtarja Tina Turner, ishte në pozitën e parë të top listave amerikane, me këngën e saj ‘What’s Love Got To Do with It’. Kjo këngë fillimisht ishte shkruar për këngëtarin Cliff Richard, i cili kishte refuzuar ta këndoj këngën në fjalë.
– Në po këtë datë, të vitit 2002, bendi Coldplay, lansuan albumin e tyre të dytë me radhë, të cilin e emërtuan ‘A Rush Of Blood To The Head’. Me këtë album ata arritën në majat e top listave muzikore në Angli dhe Amerikë, për të cilin në vitin 2003 fituan edhe çmimin ‘Grammy’, për ‘Albumin më të Mirë të zhanrit Alternativ’ dhe çmimin për incizimin më të mirë për këngën e tyre ‘Clocks’.