Me zhvillimin e teknologjisë, dërgimi i e-mailit, mesazheve me tekst apo direkt në rrjete social si, Facebook, Instagram, Twitter, etj., ka bërë që shkrimi i letrave, të mbetet paksa anash.
Sot (1 shtator), hiqni dorë nga teknologjia dhe rilidhuni me mënyrën e metodës së vjetër, shkrimin e letrave, meqë sot shënohet “Dita Botërore e Shkrimit të Letrave”.
Çdo gjë, duke filluar nga aroma delikate e shtëpisë dhe parfumi juaj, e deri te copëzat nga kopshti juaj, mund të përfshihen në një letër me postë. Ndërsa, mediat dixhitale thjesht nuk e kanë të njëjtin nivel personal, si kjo metodë e vjetër dhe ‘Dita Botërore e Shkrimit të Letrave’, është mundësi për të kujtuar mrekullitë e fjalës së shkruar me dorë.