Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media të organizuar sot (31.08.22), ka diskutuar rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.
Sipas Ministres Nagavci, Ministria e Arsimit i ka bërë të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor si dhe është bërë edhe shpërndarja e teksteve nëpër shkolla. Ajo u ka kërkuar punëtorëve të arsimit që të mos mbajnë grevë, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Në anën tjetër, SBASHK-u ka paralajmëruar se punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe procesi i vitit shkollor, nuk do të fillojë më 1 shtator. Sipas SBASHK-ut, greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, siç është ndarja e 100 eurove për mësimdhënësit deri në miratimin e Ligjit për paga.