LTLMeetUp, është ngjarja që duhet të ndiqni, nëse keni ide për një zgjidhje inovative, për çështjet e komunitetit lokal. Nëse dëshironi të riformoni hapësirën publike në qytetin, fshatin apo lagjen tuaj, të organizoni ekspozita të artistëve vendas, festivale ushqimore dhe ide e aktivitete të tjera që kontribuojnë në komunitetin tuaj, LTLMeetUp, është ngjarja e duhur. Me datën 30 gusht, nga ora 14:00, të interesuarit mund të formojnë një ekip, që më pas do t’ju ndihmojë në implementimin e idesë suaj dhe mund të takohuni me LTLMeetUp, në EU House, në Prishtinë.
Për të gjithë ju adhurues të muzikë Pop-eklektik, ju njohim se Termokiss do të elektrizohet me datën 30 gusht, me koncertin e The Milk Snatchers & Grey Lenses. Kjo ngjarje do të nis nga ora 20:00, ndërsa pjesë e eventit si mysafire speciale do të jetë edhe Mrika Gashi, e cila do e hap eventin me muzikën e saj eklektike.
Një aktivitet tjetër i bukur, vjen nga “Kosova Bike Group”, që ri-kthehet me ngjarjen “Ta ndriçojmë Prishtinën me biçikleta”. Ku me datën 31 gusht, nga ora 20:00, të interesuarit ftohen që të takohen tek Pallati i Rinisë, për një ditë të bukur më biçikleta për ti përshkuar rrugët kryesore të kryeqytetit, me largësi përafërsisht 7-8 km, me terren të lehtë dhe mesatar. Për pjesëmarrje duhen respektuar disa rregulla, siç janë: Helmeta dhe pajisjet tjera mbrojtëse; Pjesëmarrja +16 dhe të miturit të jenë nën përkujdesjen e kujdestarit ose prindit; Të respektojnë njëri tjetrin, rregullat e qarkullimit dhe rregullat e grupit të ‘Kosova Bike’.