– Në këtë datë, të vitit 1987, këngëtari Michael Jackson, ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli, me këngën ‘I Just Can’t Stop Loving You’, një duet në bashkëpunim me Siedah Garrett. Kjo këngë ishte paraparë të këndohej fillimisht nga Michael Jackson dhe Whitney Houston.
– Me 15 gusht, të vitit 1979, rock bendi Led Zeppelin, publikuan albumin e tyre të tetë me radhë, i titulluar ‘In Through The Out Door’. Ky album u lansua derisa ende ishte gjallë anëtari i bendit, John Bonham.
– Sot, feston ditëlindjen këngëtari dhe aktori, Joe Jonas, pjesëtari i grupit Jonas Brothers, i lindur në vitin 1989, në Arizona. Në vitin 2009 albumi i tyre ‘Lines, Vines and Trying Times’, ishte një nga albumet më të dëgjuara në Amerikë.