Bazuar në njoftimin e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), nga dita e sotme (e hënë), kanë nisur reduktimet me energji elektirke, pas urdhëresës nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.
Këto kufizime do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët, nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime.
“Dy kompanitë, pra KEDS dhe KESCO nuk mund të bartin më të vetme barrën e krizës botërore energjetike dhe pasojat e saj në Kosovë. Kërkohet me urgjencë edhe veprimi i akterëve tjerë, në mënyrë, që së bashku ta përballojmë këtë krizë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.