Shënimi i ‘Ditës Ndërkombëtare të Rinisë’, ka për qëllim kremtimin e kontributeve të të rinjve, në parandalimin dhe transformimin e konfliktit si dhe gjithë përfshirjen rinore, drejtësinë sociale dhe paqen e qëndrueshme për të rinjtë.
Prandaj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përmes një rezolute të posaçme ka vendosur datën e sotme, 12 gushtin, në shënimin e “Ditës Ndërkombëtare të Rinisë”.
Çdo vit, Kombet e Bashkuara vendosin nga një temë për të shënuar këtë ditë botërore, që është e rëndësishme për të gjitha komunitetet globale dhe tema e sivjetme është caktuar “Solidariteti ndërmjet brezave: Krijimi i një bote për të gjitha moshat”.
Sondazhet e fundit tregojnë se 67% e njerëzve besojnë në një të ardhme më të mirë, ku më optimistë për këtë, janë moshat 15 deri në 17 vjeç, prandaj të punojmë së bashku që gjeneratat e reja të jenë të sigurta.