– Me datën 9 gusht, kishte lindur këngëtarja dhe kantautorja e famshme, Whitney Houston, e lindur në vitin 1963, në New Jersey. Në vitin 1985 kënga e saj ‘Saving All My Love For You’, ishte në krye të top listave të këngëve më të mira, për të vazhduar në vitin 1992, kur balada e saj e famshme ‘I Will Always Love You’, arriti në pozitat e para të top listave muzikore në shumë vende të botës. Libri i rekordeve ‘Guinness’, e ka cilësuar këngëtaren Huston, si artisten me më së shumti çmime të fituara në muzikë. Këngëtarja vdiq në shkurt të vitit 2012.
– Në këtë datë, të vitit 2007, Jennifer Lopez fitoi betejën gjyqësore ndaj burrit të saj të parë, i cili planifikonte të botonte një libër duke pretenduar se ajo kishte disa lidhje deri sa ishin të martuar. Lopez pretendoi se Ojani Noa, kishte shkelur një marrëveshje të mëparshme ligjore, e cila e pengonte atë të zbulonte detaje private rreth marrëdhënies së tyre.







