Hapësira e përbashkët e punës, e hapur me qëllimin e socializmit është një koncept që për herë të parë u prezantua nga inxhinieri, Brad Beuberg në vitin 2005, i cili propozoi që në hapësirat e kompanive dhe institucioneve të jenë zyre kolektive dhe jo individuale.
Ky koncept i ri i punës, u përqafua nga shumë vende të punës në botë duke rritur produktivitetin, kreativitetin, bashkëpunimin kolegial por edhe socializimin në ambientet e punës.
Data e sotme, 9 gushti, shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Kolegial’, duke bërë thirrje që ambientet e punës të zhvillohen në këtë koncept, që ka rezultuar shumë pozitiv.
Këtë ditë, mund ta shënoni edhe ju në ambientet e punës, duke krijuar atmosferë sociale dhe të hapur, duke shkëmbyer dhe duke ndarë ide për të përmirësuar vendin tuaj të punës.