Leximi është një nga aktivitetet më të këndshme që mund të bëni gjatë stinës së verës, derisa jeni në pushime, në netët e gjata të verës apo thjeshtë duke u relaksuar.
Bota e librave na ofron mundësi të pafundme për të zgjeruar njohuritë dhe imagjinatën tonë. Disa propozime për tituj të librave që mund të lexojmë gjatë verës, morëm nga përgjegjësja për Media në Librarinë “Dukagjini”, Doruntina Drenovci: “Disa lexues gjatë verës preferojnë të lexojnë libra më relaksues, por ka edhe nga ata të cilët qëndrojnë në zhanrin që iu pëlqen edhe gjatë verës. Disa nga titujt që do ua propozonim për t’i lexuar gjatë verës janë këto: “Mjegull’’ nga Miguel De Unamuno ku personazhi i Unamunos gjendet gjithnjë duke u luhatur mes të vërtetës dhe të pavërtetës. Pastaj, është shkrimtarja e njohur Emily Henry me veprën “Libri i Verës”, një roman që është shumë i këndshëm për tu lexuar gjatë verës. Një tjetër libër që sugjerojmë është libri “Shumë dashuri për asgjë” nga Anna Premoli, e cila në libër bën një listë dëshirash që do i realizojë gjatë verës, por që në listën e saj nuk e parasheh të dashurohet, dhe pikërisht kjo e papritur ndodhë në jetën e saj. Po ashtu, është libri “Brixhërtonët, Unë dhe Duka” nga Julia Quinn ku është përshtatur edhe në serial të famshëm dhe sjellë historinë e familjeve aristokrate të viteve 1800, në Londër”.
Për fund, Doruntina propozoi disa tituj për fëmijë, siç janë: ”Bletëzat” nga Drenusha Zajmi-Hoxha pastaj, “Tregimi i lepurit Piter” nga Beatrix Potter dhe “Kopështari i ëndërrave” nga Claudio Gobbetti dhe Diyana Nikolova.