– Më 15 korrik të vitit 1972, Elton John filloi një garë pesë javore, duke qëndruar në vendin e parë, në tabelën e albumeve amerikane, me albumin e tij të pestë “Honky Chateau”. Albumi u titullua sipas kështjellës franceze, të shekullit të 18-të, ku edhe u incizua albumi.
– Në po këtë datë, por të vitit 2018, kënga ‘November Rain’ nga grupi Guns N’ Roses, u bë videoja e parë e viteve të ’90-ta, që kaloi një miliardë klikime, në kanalin YouTube. Videoja tjetër më e shikuar e viteve të ’90-ta, ishte ‘Zombie’ nga bendi The Cranberries, me mbi 739 milionë klikime.