Dita e sotme, mëton të ndihmojë të rinjtë për jetën, punën dhe zhvillimin e tyre të qëndrueshëm. Për të njohur rëndësinë strategjike të aftësive të nevojshme për punësimin e të rinjve, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2014, shpalli datën e sotme, 15 korrik “Ditë Botërore të Aftësive të të Rinjve”.
Në vendin tonë të rinjtë janë të aktivizuar në fusha të ndryshme dhe përmes angazhimit dhe kreativitetit të tyre, ata tregojnë se sa shumë e duan punën e tyre, e një nga këta të rinj, është edhe studentja e Fakultetit të Arteve, e cila studion Grafikën – Printmaker, znj. Dhurata Begolli, e cila e vlerëson shumë shënimin e kësaj dite dhe në një prononcim për Radio KFOR-in, tha: “Mundohem gjithmonë të jap më të mirën time dhe shpresoj që kjo do të më ndihmojë të dallohem nga të tjerët. Është një profesion që kërkon përkushtim dhe kreativitet dhe unë besoj që këto dy tipare i kanë shumë të rinj në Kosovë.”
Slogani “Mësimi dhe aftësitë për jetën, punën dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, është përzgjedhur si temë, e cila këtë vit shënon “Ditën Botërore të Aftësive të të Rinjve”.