– Më 14 korrik, të vitit 1985, albumi i titulluar “Songs From The Big Chair” nga bendi Tears For Fears, u listua në vendin e parë, në listat e Billboard në SHBA, duke qëndruar aty për katër javë rresht.
– Më 14 korrik, të vitit 1967, David Bowie publikoi këngën “Love You Till Tuesday”, e cila nuk arriti të klasifikohet në top listat muzikore.
– Në po këtë datë, por të vitit 1984, Eddie Van Halen bëri një paraqitje speciale, i ftuar në një koncert të bendit The Jacksons 5, në Dallas të Teksasit, duke luajtur live në kitarë për këngën “Beat It”.