Janë pesë skuadra kosovare të hendbollit, që do të paraqiten në gara evropiane në edicionin e ardhshëm 2022/2023. Federata Evropiane e Hendbollit, ka njoftuar për paraqitjen e ekipeve pjesëmarrëse në Ligën Evropiane dhe në Kupën Evropiane. Në Ligën Evropiane nuk ka ekipe nga Kosova, ndërsa në Kupën Evropiane do të jenë pjesëmarrëse pesë skuadra, tri të meshkujve dhe dy të femrave. Liga Evropiane është niveli i dytë i dytë i garave kontinentale për klube, pas Ligës së Kampionëve. Ndërkohë Kupa Evropiane është niveli i tretë.
Te hendbollistët, do të paraqiten tri skuadrat: Besa Famgas, Rahoveci dhe Kastrioti.
Në raundin e parë janë 26 skuadra, ndërsa shorti tërhiqet më 19 korrik. Ndeshjet luhen më 10 e 11 shtator dhe 17 e 18 shtator, ka njoftuar Federata Evropiane e Hendbollit.
Nga ekipet e hendbollisteve, Kosovën e përfaqësojnë kampioni, Istogu dhe nën-kampioni, Ferizaj.
Dy skuadrat startojnë prej raundit të parë. Shorti është më 19 korrik, ndërsa ndeshjet do të luhen në muajin tetor, në datat 8 dhe 9 si dhe 15 e 16 tetor.