Sapo kemi hyrë në stinën e verës dhe shumë prej nesh jemi të shqetësuar për ruajtjen e shëndetit përmes ushqimeve natyrore. Prandaj, Radio KFOR-i kontaktoi ushtruesen e profesionit të nutricionistes, znj. Medina Xhuraj, e cila dha disa këshilla shumë të nevojshme për stinën e verës: “Çdo gjë që e marrim nga natyra, është më e shëndetshme se sa ajo që e përpunon dora e njeriut. Tri fjalë magjike të verës janë: uji, frutat dhe perimet. Uji rrit nivelet e energjisë. Ndihmon në tejkalimin e lodhjes dhe shmangien e dehidrimit. Duhet të konsumojmë fruta e perime, si tranguj, shalqi, pjepër, mango, sallata të gjelbra, dredhëza, ananas, etj., të cilat janë të pasura me shumë vitamina. Gjatë verës, mos i shmangni proteinat, përdorni në sasi të duhur. Përdorni edhe produktet e qumështit me fokus tek jogurti. Mos harroni, pjata juaj duhet të përmbajë vitamina, proteina dhe karbohidrate të shëndetshme.”
Shijoni bukuritë e stinës së verës, duke konsumuar ushqime të shëndetshme!







