Shënohet sot “Dita Botërore e Metrologjisë”, e cila feston përvjetorin e nënshkrimit të Konventës Metrike të vitit 1875, nga përfaqësuesit e shtatëmbëdhjetë vendeve në mbarë botën. Tema e “Ditës Botërore të Metrologjisë” për këtë vit është “Metrologjia në epokën digjitale”, pasi që teknologjia digjitale përmirëson proceset dhe hap mundësi të reja.
Institucionet kombëtare meteorologjike, në mbarë botën, po përmirësojnë vazhdimisht metrologjinë duke zhvilluar dhe vërtetuar teknika të reja matëse me nivele më të larta saktësie. Prandaj, në “Ditën Botërore të Metrologjisë”, ne u jemi mirënjohës njerëzve që punojnë për të mirën e njerëzimit në organizata në fushën e metrologjisë, duke kontribuar në zbulimet dhe risitë shkencore, prodhimin industrial dhe tregtinë ndërkombëtare si dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mjedisit.