Kosovo Trustbuilding Platform së fundmi ka organizuar eventin “Celebrating Kosovo’s Trustbuilders”, për të shënuar më shumë se tre vjet të arritjeve në avancimin e Agjendës së Ndërtimit të Besimit në Kosovë.
Në këtë ngjarje shumetnike, folësit ndanë historitë e tyre shumë interesante dhe në këtë edicion për herë të parë u ndanë çmimet “Trust Builder Award”. Ishtë pikërisht Radio K4 që fitoi çmimin ‘Trust Builder Award for Media’, për punën e palodhshme që ka realizuar si medium që të gjithë të jetojmë së bashku në paqe dhe të jemi tolerant me njëri tjetrin.
Këtë çmim e pranoi menaxherja e Radio K4, znj. Emina Hyseni Shala, e cila ishte edhe folëse në këtë event. Znj. Hyseni Shala, ndau me të pranishmit historinë rreth punës së palodhshme, ku tregoi që me punë dhe profesionalizëm arrihet çdo gjë dhe tejkalohet çdo barrierë: “Në fjalimin tim, kujtova rininë time kur u transferova nga Beogradi në Prishtinë, mbështetjen e fortë nga familja dhe miqtë dhe përvojën time të adhurueshme në KFOR, të cilën e fillova që nga viti 1999. Si zakonisht, i kam bërë thirrje të gjithëve të dëgjojnë Radio KFOR-in, zërin e misionit paqeruajtës të KFOR-it!”
Radio KFOR-i u themelua në vitin 1999 nga Forcat Britanike të stacionuara në Prishtinë dhe që atëherë, Radio KFOR-i transmeton një program 24-orësh në dy gjuhë me dy radio stacione, në shqip dhe serbisht, duke mbuluar tërë territorin e Kosovës.