– Në datën e sotme, 11 maj, të vitit 1981, këngëtari Bob Marley, humbi betejën me kancerin, në moshën 36 vjeçare. Ai njihet si ikonë botërore e zhanrit muzikor reggae.
– Në po të njëjtën datë, të vitit 1991, dyshja suedeze, Roxette, u radhitën në pozitën e parë në SHBA me këngën e tyre ‘Joyride’. Kjo njëherit ishte kënga e katërt e grupit që po zinte vendin e parë në SHBA, në ‘Billboard’.
– Me 11 maj, të vitit 2002, mbi 500 fansa të këngëtarit, Michael Jackson, organizuan një protestë para studios së incizimit ‘Sony’, në Berlin, duke thënë se kompania në fjalë nuk e kishte promovuar mjaftueshëm albumin ‘Invincible’ nga Jackson.