E organizuar nga Kombet e Bashkuara, nën moton ‘Heronjtë e Sigurisë Rrugore’, nga data 9 deri më 15 maj, organizohet ‘Java e Sigurisë Rrugore’.
Përgjatë kësaj jave u bëhet thirrje politik bërësve, që të veprojnë për rrugë me shpejtësi më të ulët nëpër qytete në mbarë botën, për të kufizuar shpejtësinë në 30 km/h, në vendbanime apo ku njerëzit jetojnë, punojnë dhe luajnë. Rrugët me shpejtësi të ulët krijojnë qytete jo vetëm të sigurta, por edhe të shëndetshme, të gjelbra dhe të përshtatshme për të jetuar.
‘Java e Sigurisë Rrugore’ u kujton të gjithë atyre që përdorin rrugët, të kuptojnë se si mund të marrin përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe të tjerëve në komunikacion.
Bëhu edhe ti hero i sigurisë rrugore, duke i respektuar rregullat e komunikacionit dhe duke i përdorur rrugët në mënyrë të sigurt!