Me 17 prill, të vitit 1991, rock bendi legjendar Nirvana, u paraqitën në një hotel në Seattle, ku për herë të parë luajtën këngën e tyre ‘Smells Like Teen Spirit’.
Në po këtë datë, të vitit 1965, albumi i dytë i këngëtarit Amerikan Bob Dylan, i titulluar ‘The Freewheelin’, arriti që të pozicionohet në pozitën e parë të albumeve më të mira në Alngli.
Në këtë datë, të vitit 1993, këngëtari anglez David Bowie, u klasifikua në pozitën e parë të albumeve më të mira në Angli, me albumin e tij të 18-të me radhë, të titulluar ‘Black Tie White Noise’. Ky ishte albumi i tij i parë solo, pas ndarjes nga rock bendi Tin Machine.