Bashkë me shoqëritë e botës, ndër vite arti ka përparuar dhe është zhvilluar në shumë mënyra. Cirku konsiderohet si një nga llojet më argëtuese dhe spektakolare të artit, prandaj shënimi i një ditë të veçantë për cirkun, na bënë që të rindjejmë ndjesitë që kemi pasur në një shfaqje të tillë.
E themeluar për herë të parë në vitin 2010 nga princesha, Monakos Stéphanie “Dita Botërore e Cirkut” festohet të shtunën e tretë të çdo prilli, për të vënë në pah artet e cirkut në mbarë globin. Këtë vit, kjo ditë do të shënohet sot, më 16 prill për të festuar artin që është më së shumti në lëvizje. Kjo, për faktin se një tipar i të gjitha trupave moderne të cirkut është se të njëjtit, nuk mund të performojnë vazhdimisht në të njëjtin qytet, pasi programi i shfaqjeve ndryshon mjaft rrallë. Prandaj, cirku sot është art që udhëton dhe sjell performanca në qytete e vende të ndryshme.
Për të kremtuar këtë ditë, një numër i madh i shfaqjeve të cirkut në rrugë dhe karnavale të ndryshme zhvillohen në mbarë botën.