– Në këtë datë, të vitit 1980, kënga ‘Another Brick In The Wall (Pjesa 2)’ nga Pink Floyd, qëndroi për katër javë në krye top listave në SHBA. Kjo këngë po kryesonte top listat edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Australi, Itali dhe në shumë vende të tjera.
– Me 22 mars, të vitit 2009, këngëtarja Lady Gaga, me këngën ‘Poker Face’, arriti që të klasifikohet në top listat e këngëve më të mira në SHBA dhe në Britani të Madhe. Kjo këngë ishte në pozitën e parë edhe në 20 vende të tjera.
– Në po këtë datë, të vitit 1965, këngëtari Bob Dylan, publikoi albumin e tij të pestë me radhë, të incizuar në studio, të cilin e emërtoi ‘Bringing It All Back Home’. Ky ishte edhe albumi i vetëm, me të cilin Dylan, arriti që të klasifikohet në top 10-she, të albumeve më të dëgjuara në SHBA dhe gjithashtu kryesoi top listat edhe në Britani të Madhe, në atë pranverë.