Me 28 shkurt të vitit 1976, albumi i Paul Simon ‘Still Crazy After All These Years’, u shpërblye me çmimin ‘Albumi i Vitit’ në ceremoninë e 18-të të çmimeve Grammy. Derisa ai pranoi çmimin në skenë, tha se duhet ta falenderoj këngëtarin Stevie Wonder që nuk ka publikuar album këtë vit.
Në këtë datë në vitin 2016, Adele ishte në pozitën e parë në tabelën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, me albumin e saj të tretë të titulluar ‘25’. Albumi ishte një sukses masiv, duke debutuar në pozitën e parë në më shumë se 25 vende. Me këtë album ajo mori çmimin BRIT, për albumin britanik të vitit dhe gjithashtu fitoi Grammy për albumin e vitit, dhe albumin më të mirë Pop.