Komunikimi i përditshëm për COVID-19, çdo 24 orë, nga ana e Ministria e Shëndetësisë, tregon se fatmirësisht se numrat me të infektuar janë në ulje, krahasuar me javë e kaluara.
Të dhënat e fundit tregojnë se gjatë 24 orëve, është shënuar 1 rast i vdekjes, 81 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 si dhe numri total i rasteve aktive është 460 persona.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek të gjithë që të vazhdojnë të mbajnë maskat, të respektojnë distancën si dhe të mbajnë higjienën, në mënyrë që edhe më tutje të minimizohet përhapja e infeksionit COVID-19.