Me 9 janar të vititi 1976, bendi Queen ishin në pozitën e parë në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën e famshme ‘Bohemian Rhapsody’. Kënga qëndroi për nëntë javë në këtë pozitë. Queen ka shitur mbi 1 milion kopje të albumit me këtë këngë, vetëm në muajin e parë të publikimit. Kjo këngë, arriti sërish të jetë në pozitën e parë të top listës britanëze në vitin 1991, ku qëndroi për pesë javë pas vdekjes së Freddie Mercury.
Në këtë datë të vitit 1988, Whitney Houston ishte në pozitën e parë të top listave britaneze, me këngën ‘So Emotional’.