Zhvillimet teknologjike kanë sjellur risi dhe mënyra të reja të komunikimit dhe punës sonë të përditshme. Më poshtë kemi veçuar disa nga shpikjet e reja në këtë fushë.
Beomni 1.0 është roboti më i ri i krijuar, që do të prezantohet javën e ardhshme në Panairin e Pajisjeve Elektronike në Las Vegas. Ky robot mund të kryejë funksione të ndryshme, si të hapë shishet, t’i hedhë kripë ushqimit dhe madje të bëjë edhe injeksione me gjilpërë, si të ishte një infermier i vërtetë. Me trup njerëzor, roboti është i vendosur mbi katër rrota, për të ecur me lehtësi në rrugë, por edhe në rërë e borë. Roboti pritet të dalë në treg brenda 2-3 vjetësh.
Telefoni OnePlus 10 Pro do të lansohet zyrtarisht më 11 janar të këtij viti. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, konfirmoi se do të prezantojë OnePlus në këtë datë dhe tashmë është prezantuar një video promocionale.
Ky telefon do të ketë një çip Snapdragon 8 Gen 1 si zemër të harduerit, një kamerë kryesore të pasme 50 MP nga Hasselblad dhe një ekran të lakuar LTPO 2.0 AMOLED 6.7 inç me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz.