‘Rrotullimi i Tokës’ dhe marrëdhënia e saj me ciklin tonë të ditës, ka magjepsur filozofët dhe shkencëtarët për mijëra vjet. Në shekullin e 10-të të erës sonë, astronomët filluan ndërtimin e astrolabëve dhe instrumenteve të tjera, për të matur lëvizjen e Tokës në raport me yjet. Ajo që sot dimë, është se Toka rrotullohet rreth boshtit të saj në drejtimin lindje-perëndim dhe ky rrotullim, quhet rotacion. Një lëvizje të plotë, Toka e kryen për 24 orë, ose për një ditë dhe për shkak të formës së rrumbullakët të saj, gjatë rotacionit të gjitha pikat nuk rrotullohen me shpejtësi të njëjtë.
Për shkak të rotacionit të Tokës dhe formës se saj të rrumbullakët, në sipërfaqen e saj shkaktohet ndërrimi i ditës dhe i natës.
Për shkak të formës së saj, shpejtësia e rrotullimit nuk është e njëjtë në të gjitha pikat e Tokës dhe kjo shkakton ndërrimin e drejtimit të erërave dhe të rrymave detare. Në fakt, toka e kryen rrotullimin e saj për 23 orë e 56 minuta e 4 sekonda. Rrotullimin rreth diellit, Toka e kryen për 365 ditë-netë e 6 orë. Rruga që përshkon Toka rreth diellit, quhet orbitë dhe ajo ka një gjatësi prej 900 milion km.
Të gjithë jemi kureshtarë të dimë se, përse nuk e ndjejmë ne rrotullimin e tokës?!, – e ne nuk e ndjejmë rrotullimin e saj, sepse ne, atmosfera, trupat qiellor dhe çdo gjë tjetër, rrotullohemi së bashku me Tokën, në të njëjtën shpejtësi konstante.