Me 3 janar 47 vjet më parë, Aretha Franklin u bë gruaja e parë pjesë e muzeut të famshëm ‘Rock and Roll Hall of Fame’.
Në këtë datë në vitin 1974, Bob Dylan dhe grupi The Band, performuan live për herë të pare, pas një pauze prej më shumë se shtatë vjetësh. Me këtë performancë, filloi turneu i tyre në Amerikën e Veriut dhe rreth 5 milion njerëz u regjistruan për të marrë bileta për të parë koncertin. Nga ky turne ata shitën rreth 660,000 bileta.
Në po këtë datë në vitin 2014, këngëtari amerikan Phillip ‘Phil’ Everly ndërroi jetë. Ai ishte pjesë e dyshes ‘The Everly Brothers’, një grup që këngëtari e formoi me vllaun e tij të madh Don. Dyshja filloi karrierën e tyre profesionale në vitin 1956 dhe shumë shpejt u bë një nga grupet më të njohura në Amerikë, falë hiteve të tyre: ‘Wake Up Little Susie’ dhe ‘All I Have To Do Is Dream’. Në fillim të viteve 1970, ata iu përkushtuan karrierës së tyre të solo. Phil arriti suksesin e tij më të madh solo, falë albumit të tij në vitin 1983 Phil Everly. Pas kësaj, vëllezërit u bashkuan dhe performuan së bashku deri në vdekjen e Philit.