Festat e fund vitit i shijojmë të gjithë të vegjlit e të rriturit. Kjo periudhë e vitit përveç emocioneve të bukura, na jep mundësi të shijojmë edhe ushqime të shumta e të shijshme, që nganjëherë nuk mund ti rezistojmë. Radio KFOR-i ka biseduar me nutricionistin e licencuar, z. Lirak Mulliqi, nga i cili mësuam se çfarë hapa duhet të marrim pas një konsumi të pakontrolluar të ushqimit:
“Në detoksin e trupit nga ushqimi i tepërt dhe alkooli përfshihen disa veprime:
- Uji i ngrohtët me gjysmë limoni të shtrydhur dhe pak kripë të detit posa të zgjohemi nga gjumi
- Konsumimi i shpeshtuar i çajit detoksifikues si: çaj i gjelbër, mente apo xhenxhefil.
- Përfshirja e ushqimeve të fermentuara si lakra turshi dhe kefiri.
- Konsumimi i rregullt i supave të përgatitura nga xhelatina dhe perimet e ndryshme
- Ecja e rregullt (së paku 10.000 hapa të mbledhura përgjatë ditës)
- Palestra për së paku gjysmë ore, me intensitet më të lartë për shkak të djersitjes e cila ndihmon në ekstra-detoksifikim.”
Duke marr parasysh që gjatë këtyre ditëve festash, ushqimet kryesore e ngarkojnë organizmin tonë, është shumë me rëndësi që pas festave të ndjekim dieta që pastrojnë organizmin tonë.