Me 15 dhjetor të vitit 1979, Pink Floyd qëndruan për pesë javë në pozitën e parë të këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Another Brick in the Wall’. Kjo këngë u nominua edhe për çmimin ‘Grammy’, për performancën më të mirë në zhanrin rock.
Në po këtë datë të vitit 2014, këngëtarja Taylor Swift mbante pozitat e para të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e saj të pestë ‘1989’. Ky album u bë edhe albumi më i shitur i vitit 2014 dhe deri në fund të vitit 2015, këngëtarja kishte shitur mbi 9 milion kopje në gjithë botën.