Me 5 nëntor në vitin 1966, grupi ‘The Monkees’ ishin në krye të top listës Billboard me këngën ‘Last Train To Clarksville’, Bobby Hart i cili bashkë-shkruajti këngën mori idenë për tekstet kur ai në një radio dëgjoi këngën ‘Paperback Writer’ të Beatles.
Në këtë datë në vitin 2000, bendi U2 ishte në pozitën e parë në tabelën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tyre ‘All That You Can’t Leave Behind’, albumi i 8-të i grupit irlandez U2 qëndruan për disa muaj në top listën e këngëve më të mira në SHBA me super hitin e tyre ‘With Arms Wide Open’.
Ishte viti 1988, kur ‘The Beach Boys’ arritën në pozitën e parë në listën e këngëve më të mira në Amerikë me këngën ‘Kokomo’.