Sot me 14 tetor feston ditëlindjen këngëtari Usher, lindur në vitin 1978, një nga artistët me muzikën më të shitur të të gjitha kohërave. Ai ka shitur mbi 43 milionë kopje të albumeve të tij dhe 8 çmime Grammy.
Me 14 tetor 1959, Bobby Darin ishte në vendin e parë në toplistën e këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar me këngen “Mack the Knife”. Në vitin 1960 kjo këngë fitoi çmimin “Grammy”.
Në këtë datë në vitin 1969, policia në New Jersey nxorri urdhërarrest për Frank Sinatra për lidhjet e tij me mafinë.
Në po këtë datë të vitit 1972, artisti i famshëm Micheal Jackson arriti të rangohet në pozitën numër 1 në listën e këngëve më të mira në Amerikë me këngën “Ben”.
Me 14 tetor të vitit 1990, vdiq kompozitori, pianisti dhe dirigjenti amerikan, fitues i shumë çmimeve Emmy dhe Grammy, Leonard Bernstein . Ai kishte shkruar tri simfoni, dy opera dhe pesë komedi muzikore.