Premierat botërore do të keni mundësi t’i shikoni çdo javë, në kinemanë më të madhe në vend, Cineplexx Kosova. Këtë javë do të keni mundësi të shihni në aksion, aktorët tuaj të preferuar në rolet e filmave më të pëlqyer të momentit. Ndër projektet më të mëdha të këtij viti është padyshim filmi “Venom: Let there be Carnage”, aktorët kryesor në këtë super-film janë, Tom Hardy dhe Woody Harrelson.
Në Cineplexx Kosova, tashmë mund ta shihni edhe filmin “Halloween Kills”, ku në rol kryesor është aktorja, Jamie Lee Curtis, e gjithashtu mund të ktheheni në kohë me premierën e filmit “The Last Duel”, ku në rolet kryesore janë aktorët: Jodie Comer, Matt Damon, Adam Drive dhe Ben Affleck.
Biletat janë në shitje dhe mund të blihen online, duke e shkarkuar aplikacionin Cineplexx KS (iOs dhe android), apo në kinema nga ora 13:30. Oraret e filmave mund ti gjeni në www.cineplexx-ks.eu