– Me 6 tetor, të vitit 1973, këngëtarja Cher, qëndroi për dy javë në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e saj ‘Half-Breed’.
– Në këtë datë, të vitit 1984, këngëtari David Bowie, për herë të gjashtë arriti në pozitën e parë të albumeve më të mira në Angli, me albumin ‘Tonight’. Në këtë album përfshihej edhe kënga e tij e famshme ‘Blue Jean’.
– Në po këtë datë, të vitit 2002, këngëtari Mick Jagger nga bendi The Rolling Stones, dhuroi një donacion prej 100 mijë dollarësh, shkollës që ai e kishte ndjekur si fëmijë. Ky donacion u shfrytëzua për të blerë instrumente muzikore dhe kjo shkollë e muzikës u emërtua me emrin e tij.