– Me 4 tetor, të vitit 1975, bendi Pink Floyd, arritën në pozitën e parë të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tyre ‘Wish You Were Here’. Në këtë album, ata publikuan një këngë që i kushtohej ish anëtarit të këtij bendi, Syd Barrett. Kënga ‘Shine On You Crazy Diamond’, ishte një përkushtim për Barrett, për ta mbështetur atë në luftën që po përballej me drogën.
– Në këtë datë, të vitit 1980, bendi Queen, qëndruan për tre javë në pozitën e parë të top listave britanike me këngën ‘Another One Bites The Dust’.