– Sot, me 26 qershor feston ditëlindjen këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande, e lindur në vitin 1993 në Floridë të Amerikës. Albumi i saj i dytë ‘My everything’, i publikuar në vitin 2014, arriti pozitat e para në top listat muzikore në shumë vende të botës, duke i sjellë sukses ndërkombëtar këngëtares. Po ashtu, hiti i saj i vitit 2019 ‘Thank U, Next’, ishte për shumë javë në pozitat e para në top listat Amerikane. Ajo ka fituar çmimin ‘Grammy’, për ‘Albumin me Vokalin më të Mirë Pop’, në vitin 2019, për albumin ‘Sweetener’.
– Në datën e sotme, 26 Qershor, të vitit 1963, këngëtarët dhe njëherit kantautorët John Lennon dhe Paul McCartney, kompozuan këngën ‘She Loves You’, në një dhomë hoteli në Newcastle, të Anglisë, gjatë turneut të tyre muzikor.