Më 12 dhjetor të vitit 1997, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, shpalli datën e sotme, 26 qershorin, si “Ditë Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës”. Në fakt, Kombet e Bashkuara e kanë dënuar torturën gjithmonë, si një nga aktet më të ndyra të kryera nga qeniet njerëzore, ndaj qenieve të tyre njerëzore. Për të shënuar këtë ditë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka theksuar: “Torturuesit nuk duhet të lejohen kurrë të lirë apo dhe sistemet që mundësojnë tortura duhet të shpërbëhen ose transformohen”.
Sipas ligjit ndërkombëtar, tortura është krim, është absolutisht e ndaluar dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.