Sot me 15 qershor feston ditëlindjen reperi, aktori dhe producenti amerikan Ice Cube i lindur në vitin 1969. Në vitin 1992 albumi i tij ‘Predator’, ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë. Ice Cube ka arritur suksese të shumta edhe në kinematografi duke luajtur rolet kryesore në filmat: ‘Ride Along’, ‘Are we done yet’ ‘Barbershop’, ‘Fist Fight’ dhe filma të tjerë.
Me 15 qershor të vitit 1989 rock bendi i famshëm ‘Nirvana’ publikuan albumin e tyre të parë ‘Bleach’ në Amerikë. Kurt Cobain pohoi se shumica e teksteve në këtë album u shkruajtën një natë para inçizimit të albumit.