E përbërë nga 200 vende dhe më shumë se 7.8 miliardë njerëz (plus bimë, kafshë dhe organizma të tjerë), bota është plot me fakte interesante, argëtuese dhe magjepsëse. Për shembull, në Nikaragua, ju do të gjeni një nga dy flamujt e vetëm në botë që përmban ngjyrën e vjollcë. Nëse dëshironi më shumë fakte interesante, Radio KFOR-i ju ofron ato në vijim:
– Nëse keni fëmijë përgatituni për shumë përgjigje, sepse një fëmijë i moshës 4 vjeçare vetëm brenda një dite, i bën rreth 400 pyetje të ndryshme.
– A e keni ditur se lëkura e trupit tuaj ndërrohet çdo muaj dhe nëse do e mblidhnit të tërën gjatë jetës suaj, ajo do të peshonte rreth 18 kg.
– Sigurisht që të gjithë ne përballemi me bllokada në trafik, por mos u ankoni, sepse ka edhe më keq. Bllokada më e gjatë e regjistruar ndonjëherë, ka ndodhur në vitin 2010, në Pekin (Kinë) dhe ka zgjatur 10 ditë, duke shkaktuar një kolonë të gjatë mbi 100 km.
– Ndoshta keni dëgjuar se ylli i detit e zëvendëson gjymtyrën e saj të këputur, por a e keni ditur se me pjesën e këputur e krijon edhe një yll deti tjetër.
– A e keni ditur se në gjithë botën numri i pulave e kalon dyfishin e popullatës, ajo arrin në 18 miliardë pula.