Albinizmi është një ndryshim i rrallë, jo-ngjitës, i trashëguar gjenetikisht dhe i pranishëm që nga lindja, tek të gjitha përkatësitë etnike dhe në të gjitha vendet e botës. Albinizmi rezulton në mungesë të pigmentimit (melaninës) në flokë, lëkurë dhe sy.
Lidhur me këtë ditë, Radio KFOR-i kontaktoi, esteten mjekësore, Dr. Dialeta Dauti, e cila theksoi: “Albinizmi ka disa nëntipa, në varësi të gjeneve specifike që preken dhe nuk ka trajtim mjekësor të kësaj gjendje. Problemet më të zakonshme fizike që lidhen me Albinizëm janë: djegiet nga dielli dhe mundësia e paraqitjes se kancerit të lëkurës.”
Tema e këtij viti, për shënimin e “Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Albinizëm” është “Forca Përtej Të Gjitha Shanseve”, e cila tregon arritjet e njerëzve me albinizëm në të gjithë botën si dhe tregon se njerëzit me albinizëm mund t’i sfidojnë të gjitha mosmarrëveshjet.