Fatkeqësisht fëmijët janë më të prekurit përgjatë luftërave dhe pasojave të tyre. Gjashtë shkeljet më të zakonshme të të drejtave të njeriut, të cilat bëhen gjatë luftërave dhe konflikteve, janë: rekrutimi dhe përdorimi i fëmijëve në luftë, vrasjet, dhuna seksuale, rrëmbimet, sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve dhe pengimi i ndihmave humanitare.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 19 gusht të vitit 1982, vendosi të përkujtojë 4 Qershorin e çdo viti si “Ditë Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Agresionit”.
Qëllimi i shënimit të kësaj dite është mbështetja dhe pranimi i dhimbjes për të gjithë fëmijët që janë viktima të abuzimit fizik, mendor dhe emocional.