Sot me 3 prill feston ditëlindjen, këngëtarja dhe aktorja Leona Lewis e lindur në vitin 1985. Ajo u bë e famshme në vitin 2006 ku fitoi garën muzikore ‘X Factor’ në Angli. Po ashtu, sot feston ditëlindjen edhe aktori i famshëm Edie Murphey, i cili ka lindur në vitin 1961 dhe ka karrierë edhe si këngëtar.
Në këtë datë në vitin 1960, Elvis Presley ka publikuar albumin e tij ‘Its Now or Never’ që u shit në mbi 20 milion kopje në gjithë botën.
Me 3 Prill të vitit 2011, Adele theu rekordin duke qëndruar për javë të tëra në top listën e këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar me albumin e saj të dyte ‘21’. Rekordi i mëparshëm u mbajt nga Madonna me albumin ‘The Immaculate Collection’ në vitin 1990.